Mbrapaskenat e Brexit, qysh Cameron “u la në baltë” nga Theresa May!

Nji libër i drejtorit të Komunikimeve në zyrën e ish-kryeministrit britanik, David Cameron, deshmon për mbrapaskenat në korridoret e politikës britanike dhe në zyrën e kryeministrit gjatë fushatës për referendumin e Brexit’.

Simbas Sir Craig Oliver, ndihmësi i Cameron shkruen se bosi i tij (kryeministri) “u ndi i lanë keqazi në baltë” nga ish-ministrja e tij e Mbrendshme, Theresa May, kryeministrja aktuale e Britanisë.

Në libër thuhet se, May e la në baltë në 13 raste Cameronin gjatë fushatës së Brexit, ndërkohë që ajo konsiderohej simbas tij, si nji “agjente e armikut”, apo “nëndetësja May”.

Në libër, përcjell TCH, ndihmësi i Cameron shkren se Boris Johnson, ish-kyetari i Bashkisë së Londrës, aktualisht ministër i Jashtëm britanik, besonte se fushata për largimin e Britanisë nga BE do të pësonte nji humbje katastrofike.

Deri në minutën e fundit, Johnson ka qenë i dyzuem se cilin kamp të mbështeste, derisa doli në favor të largimit.

As zyra e kryeministres dhe as ministri i Jashtëm nuk kanë komentue ende për këto pretendime mbrapaskenash, nga nji njeri mjaft i afërt i ish-kryeministrit Cameron.

Libri i titulluem “Dalja nga zinxhirët e demonëve – Historia nga mbrenda e Brexit” po botohet çdo ditë nga tabloidi i madh britanik “Daily Mail”.

Në libër zbulohet se, për nji periudhë të shkurtë mbas rezultatit, Cameron e shqyrtoi mundësinë e vazhdimit të detyrës, por vendosi me dhanë dorëheqjen, mbasi kishte frikë se po përgaditej për thertoren politike, nëse do të vazhdonte me qendrue kryeministër mbas humbjes së referendumit.