Mbrenda 1 mueji liberalizimi i vizave?

Bashkimi Europian në fillim të muejit Mars propozoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Gjeorgjisë, ndërsa sot propozoi që një gji e tillë me u ba edhe për ata të Ukrainës.

Mirëpo, përfaqësues europian nuk kanë dhanë ndonji shejë nëse së shpejti kane me dale me nji propozim të tillë edhe për Kosovën.

Lidhun me këtë, zavendësministri i Integrimeve Europiane, Ramadan Ilazi tha për Indeksonline se shumë shpejt BE ka me dal me vendimin për Kosovën.

“Besoj që brenda një muaji edhe ne do të realizojmë këtë dëshirë”, tha Ilazi.