Mbrenda 100 ditëve të para, ky asht premtimi i Ramës

Nga Velipoja ku po zhvillohet mbledhja me kabinetin e ri, Kryeministri Rama ban nji premtim publik, simbas të cilit, mbrenda 100 diteve të para të Qeverisë së re ka me marrë fund burokracia që torturon qytetarët.

Rama ka premtue se Qeveria e re ka me luftue burokracinë në institucione, niveli i të cilës simbas tij ka arritë rekordin Guinness.

Në profilin e tij ai shkruen:

“Në 1 vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion çertifikata.

Konsum skandaloz kohe lekësh nervash që do mbarojë me qeverinë e re.

Në çdo rast kur i duhet çertifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë.

Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri”.

Shperndaje në: