Mbrenda 6 viteve, çdo kosovar ka me i pasë 300 euro borxh

Në nji organizim ku morën pjesë shefi i Qeverisë e Kuvendit, s’bashku me ambasadoret e SHBA e Gjermanisë, u themelue Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive (FKGK).

Ky asht nji institucion vendor i pamvarun, që ka me lëshue garanci të pjesërishme të kredive institucioneve financiare, e cila ka me ia mundësue me e rritë qasjen në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se me krijimin e këtij fondi ka me u rritë dukshëm zhvillimi ekonomik në vend.

Ndërsa shefi i Qeverisë, Isa Mustafa, tha se se me krijimin e këtij fondi po shenohet nji ngjarje e madhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Njajtë si partneri i tij në koalicionin qeversisë, thotë se krijimin i vendeve të reja ka me u rritë dukshëm.

Ndërsa ambasadori amerikan, Greg Delawie, shpreson se me themellimin e këtij fondi ka me u rritë zhvillimi ekonomik në Kosovë.

“Zhvillimi ekonomike ka nis mirë në vitin 2016, me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe tani ky projekt për fondin monetar e stimulon në masë të madhe zhvillimin ekonomik, tue i ikë kufizimeve e huave. Na presim që mbrenda 6 viteve të ardhshme me u punësue rreth 20 mijë persona.”

Guvernatori i Bankes Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza e ka cilësue si privilegj që instituconi që ai e udhëheqë ka kontribue në themelimin e këtij fondi.