Mbrenda dy muejve duheni me pague 5 euro me kalue nëpër ‘Rrugën e Kombit’

Agjencia e Prokurimit Publik zhbllokoi sot koncesionin për ‘Rrugën e Kombit’ ku kerret e vogla kanë me pasë tarifë me 5 euro.

Në nji njoftim të publikuem në buletinin e radhës, APP’ja i kërkon konsorciumit Catalyst që mbrenda 60 ditëve duhet me u egzekutue marrëveshja e koncesionit çka për qytetaret don me thanë se rruga ka me u ba me pagesë.

Catalyst mbrenda 7 ditëve duhet me dorëzue ne Ministrinë e Transportit, pranimin e njoftimit të ofertuesit të zgjedhun, tue ra dakord se pajtohet me kushtet e përcaktueme dhe të egzekutoj marrëveshjen e koncesionit. Nëse Catalyst refuzon koncesionin mbrenda 30 ditëve nga data e sotshme duhet me pague tarifën 20,000 euro.