“Mbrenda Shtëpisë së Bardhë ka elemente që duen me rrxue Donald Trump’in”

Ish-shefi për media i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Scaramucci, i cili muejin e kaluem u shkarkue nga ky post, ka thanë sot se disa njerëz në Washington janë tue punue kundër presidentit, Donald Trump.

Ai ka thanë se egzistojnë elemente mbrenda Shtëpisë së Bardhë që po tentojnë ta nxjerrin jashtë presidentin Trump.

Ai ka folë për ABC News për herë të parë qysh kur u shkarkue muejin e kaluem mbas vetëm 10 ditëve në detyrë.

“Çka ndodh në Washington.. asht se presidenti nuk asht përfaqësues i klasës së establishmentit politik, prandaj për kushedi çfarë arsye, disa persona kanë vendosë me rrxue atë,” ka thanë ai për ABC News.

“Mendoj se ka elemente mbrenda Washingtonit, e po ashtu në Shtëpinë e Bardhë, që nuk janë tue iu ndihmue me doemos interesave dhe agjendës së presidentit,” ka thanë ai.