Mbretnesha Elizabeth shprehet për qendrimin e Britanisë n’BE

Mbretnesha Elizabeth, kërkon tri arsye pse Britania duhet me qendrue në Bashkimin Europian

Mbretnesha e Anglisë Elizabeth ll raportohet të ketë kërkue organizimin e nji darke, gjatë të cilës do të pyes për tri arsye të mira se pse Britania duhet me vazhdue me qenë pjesë e Bashkimit Europian.

Kështu ka tregue autori i çashtjeve mbretnore, Robert Lacey.

Ndërsa nji zadhanës i Buckingam Palace, ka deklarue se “Mbretnesha ash mbi politikën dhe vepron në bazë të këshillave të Qeverisë së saj në çashtjet politike.

Referendumi asht nji çashtje për popullin britanik për me vendos”, asht shpreh ai, raporton “The Independent”.

Ndryshe, tradicionalisht mbretnesha dhe familja e saj nuk votojnë dhe as nuk munden me u kandidue.