Mbyllet ambasada britanike në Ankara, qe për çka!

Qeveria britanike ka marrë vendim për me mbyllë ambasadën e saj në kryeqytetin turk Ankara për shkaqe sigurie, pa dhanë detaje të matejshme.

“Ambasada Britanike në Ankara do të mbyllet me datën 16 Shtator për shkaqe sigurie”, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme.

Ambasada ishte e mbyllun që nga e Hana deri t’Ejten për festën e Kurban Bajramit këtë javë, nji nga festat ma të randësishme në kalendarin islamik.

Turqia në të kaluemen ka qenë në shënjestër në mënyrë të përsëritun nga militantët, si islamikë ashtu edhe kurdë.