Mbyllet G20, Trump: Samiti ishte nji ‘sukses i jashtëzakonshëm’

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklarue se samiti i G20 në Gjermani ishte nji “sukses i jashtëzakonshëm” pamvarësisht pozicionit të izoluem të vendit të tij në ndryshimet klimatike.

Në nji deklaratë të përbashkët, liderët e 18 vendeve dhe BE njohën vendimin e SHBA’ve për t’u tërheq nga marrëveshja klimatike e Parisit.

Megjithatë, ata gjithashtu thanë se anëtarët e tjerë të G20’tës mbetet e përkushtueme për me ba marrëveshjen të “pakthyeshme”.

Deklarata tha se Shtetet e Bashkuene duhet  me me pune nga afër me vendet e tjera për me ju ofrue atyne qasje dhe të përdorin landë djegëse ma të pastra dhe efikase.

Marrëveshja e Parisit përcakton objektivat për emetimet e gaznave që kanë për qëllim uljen e rritjes globale të temperaturës.

Në konferencën përmbyllëse, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila priti samitin në Hamburg, tha se ende hidhte poshtë pozitën e Trump, por se ishte “e kënaqun” që 19 shtetet e tjera kundërshtuen rinegocimin e saj.

Megjithatë, presidenti turk Recepp Tayip Erdogan tha më vonë se ratifikimi i vendit të tij në marrëveshjen e Parisit ishte tash në dyshim, mbasi tërheqja e SHBA’ve rrezikonte kompensimin për vendet në zhvillim.