Mbyllet java e tmerrit n’Shqipni me 22 të vdekun!

Shqipnia mbylli nji javë tmerri me 22 viktima n’aksidente dhe në ngjarje kriminale nga 24-31 Korriku 2016.

22 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u lenduen në krejt Shqipninë në ngjarje të ndryshme në javën e tmerrshme 24 deri në 31 Korrik.

11 persona humbën jetën n’aksidente rrugorë, kurse 11 të tjerë u vranë.

Aksidenti ma i randë u shenue në 24 Korrik në Gjirokastër kur nga ndeshja mes nji kombi dhe nji veture me 3 të vdekun, përfshi dy femi 9 dhe 18 muejsh si dhe 8 të plagosun.

Mbramjen e vonë të së Diellës u shënue në rrugën që vjen nga Tepelena pranë Fratarit në Mallakastër, viktima e 11’të nga aksidentet.

Kurse, nga krimet ishte ngjarja në Spitalin Amerikan kur nji i smunë i vuni zjarrin pavionit të dializës tue shkaktue në çast dhe më pas 4 të vdekun, përfshi autorin.

Tre të vramë edhe në nji sulm hakmarrje në Vlorë dhe nga nji në Përmet, Burrel, Kukës, Patos, përfshi mbrenda familjes.

Korriku u mbyll me dy krime në burgje.

Nji i burgosun në Shën Koll të Lezhës vdiq nga zjarrvënia e dyshueme e qëllimshme.

Kurse nji i denuem nga Kosova në Vaqarr të Tiranës ishte shenjestër e gabueme hakmarrje kur u plagos me armë zjarri nga jashtë burgut.