Mbyllet metro në Washington, shkak kontrolli për siguri

Inspektorët e sigurisë janë shpërnda sot nëpër metron në Washington, derisa ky sistem asht mbyll për kontrolle të paprecedente.
Mbyllja e sotme e sistemit nëntokësor dhe atij hekurudhor, i njohun si metro, ka shkaktue tollovi derisa miliona njerëz kane provue me shkue në punë me metro.
Kjo mbyllje e befasishme asht shpall dje, nji ditë mbasi nji zjarr në kabllot e nji stacioni të metros kanë shkaktue çrregullime të gjana në sistem.
Zyrtarët e urdhnuen mbylljen e metros prej mesnatës dhe thanë se ka me zgjat ma s’paku 29 orë.

Kjo mbyllje ka shkaktue bllokada në trafik në shumë pjesë të këtij rajoni.