Mbyllet sot fushata për kryetar të Drenasit

Sot përfundon fushata pesë ditore e subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit.

Në garë për me drejtue Drenasin deri në zgjedhjet lokale janë Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës, Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën, Bedri Nika nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Elmi Thaçi nga Aleanca Kosova e Re, Vehbi Berisha nga Partia Fjala, si dhe Xhavit Drenori si kandidat i pamvarun.

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk po marrinë pjesë në këto zgjedhje.