Mbyllet Xhamia, ku imami bante thirrje për vrasje

Federata Zvicerane e Organizatave Islamike (VIOZ), e ka suspendue sot xhaminë “An’Nour” në Winterthur të Zvicrës, mbasi që imami i saj u arrestue ditë ma parë, nën akuzat se i ka nxitë njerëzit me vra njani-tjetrin.

VIOZ e ka marrë vendimin të Premten, dy ditë mbsi policia zvicrane bastisi xhaminë “An’Nour” dhe shtëpinë në zonën përreth.

Bastisjet u ban mbas informatave se imami kishte ba thirrje në fund të Tetorit që “myslimanët që refuzojnë me marrë pjesë në faljen e namazit në xhami, të vrahen”, kështu ka thanë Zyra e Prokurorit të Zurich.

Prokuroria ka konfirmue se ka me ndjekë procedura kriminale ndaj imamit dhe bordit të xhamisë për nxitje të krimit dhe dhunës.