Mbytet edhe nji kosovar në Shëngjin

Pak minuta ma parë nji person, identiteti i të cilit nuk dihet ende asht mbyt në pllazhin e Shëngjinit mbasi ishte fut për m’u la.

Zhytësit po punojnë për nxjerrjen e trupit të personit të mbytun por dallgët e shumta vështirësojnë operacionin e tyne.

Simbas policisë ngjarja ka ndodh te zona e quejtun “Rana e Hedhun” dhe i mbytuni asht shtetas kosovar.