Mbytet kosovari 21 vjet në nji liqen të Zvicrës

Kosovari 21 vjet, i cili gjendej për vizitë në Avenche të Zvicrës, u nxjerr i vdekun nga fundi i liqenit “Murten” mbramë rreth orës 19:00.

I riu ishte tue notue në nji platformë e cila gjendej 150 metra larg bregut, n’afërsi të nji kampingu dhe nga ai moment ai u shpall i zhdukun.

Policia së bashku me qytetarët dhe ekipet e tjera të shpëtimit arritën me gjetë kufomën e tij mbas tri
orëve.

Kufoma asht dërgue për obduksion dhe policia nuk jep detaje të tjera për rastin, shkruen Gazeta Blic.