Mbytet në bazenin e gomës 2 vjeçarja nga Podujeva!

Nji vajzë e moshës 2 vjeçare nga fshati Bellopojë e Podujevës ka ndrrue jetë dje derisa po lahej në nji bazen n’oborrin e shtëpisë së saj.

Këtë e ka konfirmue për Indeksonline zadhanësja e Policisë në Podujevë, Antigona Çitaku, e cila ka thanë se vajza asht mbyt aksidentalisht.

“Dje n’ora 17:55 asht raportue nji rast në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trupin e pajetë të nji femije të gjinisë femnore dy vjeçare. Simbas informatave të para, ajo asht mbyt aksidentalisht në nji bazen gome të vendosun n’oborrin e shtëpisë së saj”, ka thanë ajo.

Simbas Çitakut, vajza asht sjell në QKUK, n’ora 17:20, ku mjekët e kanë konfirmue vdekjen e saj.