Mbytet nji fëmi kosovar në Velipojë

Nuk sosen lajmet tragjike nga brigjet te Shqipnisë. Nji tjetër viktimë asht shenue sot derisa lahej ne det, kete radhe nji femi vetem 13-vjecar.

Ngjarja e rande ka ndodhe ne Velipojë dhe viktima asht nji 13 vjeçar me inicialet L.I.

“Më datë 05.08.2017, rreth orës 14:30, në pllazhen Velipojë, kemi marrë njoftim se aksidentalisht asht mbyte në ujë, nji fëmi L. I, 13 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Ekipi mjeksor dhe Policia kanë mbrri menjiherë në vendngjarje, por fëmiu ka ndrrue jetë.