McCallister: Në fund ka me pasë dokument obligativ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

David McCallister, raportues i Parlamentit Europian për Serbinë, ka deklarue se në fund të bisedimeve të Serbisë me BE’n për anëtarësim, do të ketë nji dokument juridikisht obligativ për normalizimin e marrëdhanieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

McCallister ka thanë se të gjithë kapitujt e bisedimeve, 35 sish, janë barabarësisht të randësishëm për Serbinë, por simbas tij, sundimi i ligjit dhe normalizimi i raporteve me Kosovën, janë kryesoret.

“Natyrisht, sa më shumë përparime të shohim në fushën e këtyne dy shtyllave të bisedimeve, ka me qenë ma e lehtë që të hapen kapituj të radhës. Asht më se e qartë se çfarë pritet në fund të bisedimeve me Serbi –BE- kjo asht normalizimi i raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në nji formë të tillë që do të jetë juridikisht obligative për të dyja palët dhe po ashtu duem që të dyja palët me qenë në gjendje me i implementue përgjegjësitë e tyne dhe të drejtat e tyne” ka thanë McCallister.