Me 1 aeroplan dëbohen 150 azilkërkues nga Kosova e Shqipnia

Me nji aeroplan të përbashkët që asht nis sot n’orët e mesditës nga Aeroporti i Dyseldorfit, janë riatdhesue 150 azilkërkues të Shqipnisë dhe të Kosovës, bajnë të ditun mediat gjermane.

Bahet fjalë për 106 shtetas të Shqipnisë dhe 44 të Kosovës, të gjithë me status të refuzuem të azilit, shkruen albinfo.ch.

Nji zadhanës i Policisë Fedreale të Gjermanisë ka thanë për bild.de se aeroplani fillimisht ka me fluturue drejt Aeroportit të Tiranës dhe pastaj drejt atij të Prishtinës.

 

Shperndaje në: