Më 1960 ndodhi tërmeti ma i fuqishëm në Kili, këto janë dridhjet që kanë tronditë botën në 100 vjetët e fundit

Ditën e Martë (19 Shtator), Meksika u trondit nga nji tërmet, i cili deri tash ka marrë jetën e mbi 200 personave, por historia na ka tregue se bota ka “vuejtur” gjithmonë nga tërmetet.

Në 100 vjetet e fundit tërmetet kanë shkaktue dame të jashtëzakonshme dhe teknologjia e shpikun nga njeriu në këto raste ka arritë vetëm me reduktue numrin e vdekjeve, përcjell tvklan.al.

 

Ma poshtë shihni disa nga tërmetet të cilët kanë trondit botën këto 100 vjetet e fundit.

 

18 Prill 1906

San Francisco u godit nga një seri tërmetesh të cilat zgjasnin deri në një minutë. 3000 persona llogaritej numri i të vdekurve atë kohë, për shkak të shembjes së ndërtesave ose zjarreve që shpërthyen pas tronditjeve.

28 Dhjetor 1908

Për shkak të tronditjeve të mëdha u krijua një tsunami që goditi Mesinën dhe Reggio Calabria-n. Rreth 80 000 persona vdiqën.

1 Shtator 1923

Tërmeti në pllajën e Kantos e kishte epiqendrën vetëm pak jashtë Tokios, goditi kryeqytetin japonez dhe mori jetën e 142 800 personave.

22 Maj 1960

Në këtë datë ka ndodhur tërmeti më i fuqishëm ndonjëherë. Tërmeti arriti shkallën 9.5 rihter dhe shkatërroi Kilin. U krijua një cunami 30 metra i lartë duke shkatërruar fshatra të tërë. Nuk ka një raport të saktë se sa ishte numri i të vdekurve, por llogaritet që tërmeti shkaktoi rreth 2 000 persona të vdekur.

26 Korrik 1963

Një tërmet i shkallës 6.9 rihter goditi Shkupin dhe mori jetën e 1 000 personave dhe duke lënë 100 000 të tjerë të pastrehë.

31 Maj 1970

Andet peruane u goditën nga një tërmet i fuqishëm duke rrafshuar qytetin e Yungay dhe duke vrarë 66,000 persona.

23 Dhjetor 1972

Rreth 10 000 persona mbetën të vdekur në Nikaragua nga një tërmet që arriti shkallën 6.5 Rihter.

28 Korrik 1976

Qyteti kinez, Tangshan u godit nga një tërmet i cili shkaktoi rreth 250 000 të vdekur.

4 Mars 1977

1 500 persona vdiqën në Bukuresht, Rumani nga një tërmet i fuqishëm.

19 Shtator 1985

Qyteti i Meksikos u trondit nga një tërmet i madh që rrëzoi ndërtesat duke lënë 10 000 persona të vdekur.

7 Dhjetor 1988

Një tërmet i shkallës 6.9 rihter shkatërroi veri-perëndimin e Armenisë duke vrarë 25 000 persona.

21 Qershor 1990

Rreth 40 000 persona llogaritet të kenë vdekur atë ditë në Iranin e Veriut nga dridhjet e forta të tokës.

30 Shtator 1993

Rreth 10 000 persona llogaritet të kenë vdekur nga tërmeti që goditi Indinë Perëndimore dhe Jugore.

17 Janar 1995

Tërmeti “Hyogo” goditi qytetin e Kobe në Japoni dhe vrau 6 430 persona.

27 Maj 1995

Tërmeti goditi ishullin e Sakhalin duke marrë jetën e 1 989 personave.

Maj 1997

Më shumë se 1 600 persona vdiqën në Iran nga një tërmet me magnitudë 7.1.

21 Shtator 1999

Tajvani u godit nga një tërmet me mgnitudë 7.6 që vrau rreth 2 500 persona dhe shkaktoi dëme të pallogaritshme në vend.

26 Janar 2001

Tërmeti me magnitudë 7.6 vrau rreth 20 000 persona dhe la më shumë se një milion të pastrehë në Indinë Veri-Lindore.

31 Tetor 2002

Italia u trondit nga shembja e një klase të tërë që kishte fëmijë brenda në Puglia.

1 Maj 2003

Më shumë se 160 persona mbetën të vdekur nga tërmeti në jug-lindje të Turqisë, midis tyre edhe 83 fëmijë.

28 Mars 2005

Rreth 1300 persona mbetën të vdekur nga tërmeti me 8.7 magnitudë që goditi brigjet e Indonezisë.

17 Korrik 2006

Një tërmet në det krijoi një cunami që u zgjat rreth 200 km në brigjet e Java-s duke lënë të vdekur 650 indonezianë.

15 Gusht 2007

Të paktën 519 persona mbetën të vdekur nga një tërmet 7.9 magnitudë që goditi kryeqytetin e Perusë, Limën.

6 Prill 2009

Një tërmet goditi qytetin historik italian, L’Aquila duke vrarë 309 persona.

12 Janar 2010

Rreth 230 000 persona vdiqën në Haiti, pas tërmetit me magnitudë 7.0 që goditi kryeqytetin Port-au-Prince.

27 Shkurt 2010

Një tërmet me magnitudë 8.8 goditi Kilin duke lënë 700 të vdekur.

15 Tetor 2013

Më shumë se 200 persona u raportuan të vdekur nga një tërmet me magnitudë 7.2 që goditi Filipinet.

3 Gusht 2014

Rreth 600 persona vdiqën nga një tërmet me magnitutë 6.1 në provincën Yunnan, Kinë. Mijëra shtëpi u dëmtuan.

25 Prill 2015

Një tërmet me magnitudë 7.8 mori jetën e më shumë se 8 000 personave në Nepal duke shkaktuar katastrofën më të madhe natyrale në vend që nga vit 1934.

24 Gusht 2016

Të paktën 298 persona mbetën të vdekur nga një tërmet me magnitudë 6 që goditi Italinë qendrore. Fatin më të keq e pati qyteti historik Amatriçe ku shumë nga ndërtesat historike u shkatërruan.

19 Shtator 2017

Qyteti i Meksikos goditet nga një tërmet i fuqishëm. Deri më tani janë gjetur mbi 200 persona të vdekur por për aq kohë sa vazhdojnë kërkimet numri i të vdekurve pritet të rritet.

Shperndaje në: