Me 22 milion euro të Emirateve të Bashkueme, Qeveria t’Hanën nis ndërtimin e Kirurgjisë Pediatrike

T’Hanën, me 21 Mars në QKUK vendoset gurthemeli i spitalit të Kirurgjisë Pediatrike.
Kështu bani të ditun për Televizionin Rrokum zadhanësi i QKUK’ Shpend Fazliu.
Ai poashtu njoftoi se në ceremoninë e fillimit të punimeve, ka me marrë pjesë edhe meritorja e investimit 22 milionësh të Emirateve të Bashkueme Arabe, Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga.
Në ceremoni ka me marrë pjesë edhe Kryeministri Isa Mustafa, ministri i Shëndetsisë Imet Rrahmani, etj.