Me 4 Shtator Nanë Tereza shpallet shejtore

Nanë Tereza shpallet shejtore me 4 Shtator.

Njoftimin e bani Papa Françesku, që sqaroi se procedura do të zhvillohet në Bazilikën e Shën Pjetrit gjatë Jubileut të Mëshirës dhe jo në Kalkuta, si shpresonte Kisha Katolike n’Indi.

Dhetorin e nji viti ma parë, Vatikani i njohu shqiptares së madhe mrekullinë e dytë, sherimin e nji 35-vjeçari brazilian me tumor në kokë, të cilit mjekët i kishin heq çdo shpresë për jetën.

Falë lutjeve ndaj Nanë Terezës, i riu u shëru pa ju nenshtru asnji ndërhymje kirurgjikale.

Mrekullia e saj e parë, ajo që i solli dhe Lumturimin në vitin 2003, ishte nji tjetër sherim, ai i indianes Monika Besra që vuente nga kanceri i stomakut.

Humanistja e jashtëzakonshme ndrroi jetë Shtatorin e vitit 1997 në moshën 87– vjeçare.

Në kohën e vdekjes së saj, misionarët e Bamirësisë së Nanë Terezës numeronin mbi 4,000 motra dhe nji vllazni prej 300 anëtarësh që punonin në 610 misione në 123 vende të botës.

Aktiviteti i tyne perfshinte edhe qendra për të smunët me HIV/AIDS, për lebrozët, të smurët nga tuberkulozi, programe këshillimi për femijë dhe familje, ndihmës personal, jetimore dhe shkolla.