Me 4 Tetor nisin regjistrimet për Lotarinë Amerikane, qe ç’ka duhet me ditë!

Ambasada Amerikane në Shqipni ka ba publike udhëzimet për procedurat që duhet me ndjek krejt ata që janë të interesuem me aplikue për Lotarinë Amerikane.

Nëse doni të mos skualifikoheni që në fillim kini parasysh të mos dilni foto me syze.

Regjistrimet fillojnë mbasditen e 4 Tetorit dhe mbyllen më 7 Nandor.

Njoftimi i Ambasadës amerikane n’Tiranë

Regjistrimet për Lotarinë DV-2018: Lajm i mirë! Udhëzimet për Lotarinë DV-2018 janë publikuar. Lexoni këtu më shumë:https://tirana.usembassy.gov/dv.html. MOS përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht. Regjistrimet për DV-2018 fillojnë më 4 Tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 Nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë. Ju mund të aplikoni tek dvlottery.state.gov gjatë kësaj periudhe.

Lotaria DV-2017, Përgatitja për Intervistë. Jeni përzgjedhur? Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane këtu:http://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj. Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit.

Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs.

Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata. Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin.