Me çka po e kushtëzojnë serbët heqjen e barrikadës n’Ibër!

Shefja e Zyrës Administrative në veriun e Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, ka deklaru se punët në rivitalizimin e urës mbi Ibër janë kushtëzu nga serbët me nënshkrimin e Memorandumit në mes të kryetarëve të dy komunave të Mitrovicës me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Simbas parashikimeve, Marrëveshja për Heqjen e Barrikadës ka deshtue.

Tash kur po afrohet 15 Qershori, dita kur do të duhej të leshohej për qarkullim të kerreve ura kryesore mbi lumin Ibër dhe kur do të duhej përfundimisht me u largue barrikada e gjelbër, të cilën serbët e kanë quejt “Park i paqes”, kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, në vargun e shumë premtimeve që i ka dhanë për urën dhe barrikadën, ka dalë edhe me nji premtim të ri.

Ai ka deklaru se barrikada do të largohet në fund të Qershorit, edhe pse asnji punë nuk ka fillue për rivitalizimin e urës, shkruen ‘Zeri’.