Me gjithë përplasjet, koalicioni qeverisës nuk lëkundet

Përplasjet mes zyrtarëve të dy partive ma të mëdha në vend, PDK-LDK, kanë fillue me dalë në sipërfaqe si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror.

Ishte zavendësministri i Financave, Isni Kilaj, nga PDK’ja, i cili deklaroi ditë ma parë se, në këtë dikaster qeveritar, partneri i koalicionit (LDK) ka ba shumë shkelje dhe nji gja e tillë, simbas tij, ka ndodhë edhe në institucione tjetra. Kilaj e ka akuzue ministrin Avdulla Hoti se kohëve të fundit ka ba punësime të anëtarëve të LDK’s në ministri, shkruen sot gazeta ‘Zeri’.

Se ndasitë janë të mëdha mbrenda këtij koalicioni, flasin edhe akuzat që anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, bani në drejtim të partnerit të koalicionit, LDK’s. Në nji intervistë në mediumin publik, ditë ma parë, Haliti ka thanë se njerëzit e LDK’s kanë kontribue në akuzat ndaj eprorëve të UÇK’s.

Po ashtu, ditë ma parë, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka shkarkue dy drejtorë komunalë të PDK’s, mbasi që nuk e votuen rishikimin e buxhetit.