Me Hillary’n Presidente, shqiptarët kane me pase mikeshën ma të madhe!

Ish-presidenti Bill Clinton, bani fushatë për gruen e tij, kandidaten demokrate për presidente, Hillary Clinton, në Sallën Smith të Kolegjit të Malit Shën Vincenti – “College of Mount Saint Vincent” në zonën Riverdale të Bronx, New York.

Thirrjes së shqiptarëve të Amerikës, nga Kongresisti Eliot Engel dhe asamblesiti Mark Gjonaj, për të mbështet kandidaturën e Hillary Clinton për Presidente, në nji takim elektoral në Bronx, New York, ju përgjigjen rreth 1,000 veta, shumica e tyne, me të drejtë ishin shqiptarë, nga Kosova, Shqipnia dhe të gjitha viset shqiptare.

Takimi elektoral i fushatës, për zgjedhjet presidenciale, për zgjedhjet paraprake në partinë Demokrate, në Bronx New York, kishte si folës kryesor ish-Presidentin Bill Clinton.

Këtë tubim e pershëndetën në filim, të tij, edhe miku i deshmuem i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel, Presidenti i Bronxit, Ruben Diaz dhe asamblesisti i shtetit, të New Yorkut, Mark Gjonaj.

”Unë mbështes Hillary Clinton’in. E mbështes me shumë entuziazëm. Zgjedhja e saj si presidente do të jetë nji moment historik, për Shtetet e Bashkueme”, tha Engel.

Me Hillary Clinton’in, si presidente, shqiptarët do të kenë në Shtëpinë e Bardhë mikeshën ma të madhe të tyne, tha Engel.

 

2-shqiptare

 

3-engel