Me kafe e çaj e disa zjarre protestuesit e zbardhen mengjesin e dytë!

Me kafe e çaj dhe disa zjarre të ndezuna në sheshin “Skënderbeu” dhe atë “Ibrahim Rugova”, aktivistët e partive opozitare e kanë zbardh mëngjesin e dytë në qiell të hapun në shejë paknaqësie me qeverisjen aktuale në vend.

Aktivistët të cilët sapo ishin zgjue nga gjumi në tenda, thanë se kushtet e jetesës në shesh nuk ishin shumë të zakonshme dhe bante shumtë ftohtë, por qellimi i protestës simbas tyne i banë me i përballue të gjitha.

Deputeti i AAK’s, Daut Haradinaj, tha se edhe përkundër kushteve të vështira, kauza kishte mbështetjen e qytetarëve.