Me kend i krahason azilkërkuesit shqiptarë Edi Rama!

ediramaa

Kryeministri i Shqipnisë Edi Rama, i pranishëm në nji takim të ish-europarlamentarit Hannes Swoboda me diplomatë e profesorë në Tiranë, theksoi se po spekulohet shumë me numrin e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian.

Kreu i qeverisë deklaroi se edhe shtetas të vendeve të tjera ma të zhvillueme bajnë të njajtën gja.

“Shqiptarët kerkojnë azil për të njajtën arsye që polakët ikin nga vendi: për nji perspektivë ma bindëse në Gjermani e Austri.

Lëvizja e fuqisë punëtore ka qenë e mirë për ekonominë dhe shoqninë europiane.

Vendet ma të zhvillueme janë vendet ku emigrantët kanë dhanë kontributin e tyne”, tha Rama, raporton Tch.

Kryeministri foli edhe për randësinë e bashkëpunimit rajonal, që simbas tij, “ka nji potencial të madh zhvillimi ekonomik”.

“Kancelarja Merkel ka ndërmarrë nji nismë vizionare për të bashku në tavolinë liderat e vendeve të Ballkanit dhe na kemi avancu nji propozim tek i cili besojmë shumë. Asht ndërtue nji agjendë prioritetesh, për financimin e arterieve kryesore, tue fillu nga Korridori i Kaltër ose Autostrada Blu, që bashkon jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipninë dhe Greqinë.

Na duem të heqim çdo barrierë jotarifore që pengon shkembimet e lira tregtare mbrenda rajonit. Ta kthejmë rajonin në nji oazë që funkcionon si të ishte i integruem në BE”, u shpreh Rama.