Me kend po ironizon Zafir Berisha i NISMA’s!

zafirberishaaa

Deputeti i NISMA’s, Zafir Berisha, ish komandant i UÇK’s në rajonin e Prizrenit, ka kritikue procesin e verifikimit të veteranëve, tue thanë se maksimumi 20 mijë qytetarë kanë kap armët në dorë, e jo mbi 46 mijë, sa ka konstatue komisioni qeveritar.

Madje, ai ironizon tue thanë se me nji numër kaq të madh, Kosova sot kishte me u kufizue me Hungarinë.

“Arrinë numri dikun rreth 17-18 mijë. Tash nuk mundem me qenë i saktë, ta zamë edhe 20 mijë. E kam fjalën për njerëzit që e kanë kap pushkën. Sikur UÇK t’i kishte 46 mijë ushtarë? Jo në Beograd por në Suboticë, me Hungarinë do të kufizoheshim”, tha ai.