Me kend u takue Kryeministri në Selinë e Shejtë!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë qendrimit në Vatikan, ka takue autoritete të nalta të Selisë së Shejtë.

“Kryeministri Mustafa mori pjesë në meshën e mbajtun për nderë të shenjtnimit të Nanës Terezë në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe më pas zhvilloi nji takim me sekretarin e Shtetit të Selisë së Shejtë, Kardinalin Pietro Parolin.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e informoi për progresin në Kosovë.

Tue shpreh mirënjohjen e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Selisë së Shejtë, kryeministri Mustafa kerkoi mbështetje të matejme për Kosovën”, thuhet në njoftimin për media.

Me këtë rast, Mustafa shprehu përkushtimin e shtetit të Kosovës për thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit me Selinë e Shejtë.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi krenarinë e madhe të popullit të Kosovës për shenjtnimin e Nanës Terezë, tue e falënderue për respektin e posaçëm që i asht ba delegacionit të Kosovës, gjatë këtyne ceremonive.

Sekretari i Shtetit i Selisë së Shejtë, Kardinali Pietro Parolin, shprehu përkrahjen e Selisë së Shejtë për Kosovën, tue i urue Kosovës mbarësi në proceset e saj zhvillimore.
Gjatë qëndrimit në Romë, kryeministri Mustafa ka takue edhe Nuncin Apostolik të Vatikanit për Slloveni dhe Kosovë, Juliusz Janusz.

 

2-isa

 

3-isaaa

 

4-isaaa