Me këto 4 delegacione të shteteve u takue President Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takue edhe delegacionet e Francës, Egjiptit, Kanadasë dhe Letonisë.

Në takimet e ndame me delegacionet shtetnore të këtyne vendeve, Presidenti Thaçi i falenderoi për pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit dhe për përkrahjen e deritashme që i kanë dhanë Kosovës.

Presidenti Thaçi ka thanë se Kosova me ndihmën e shteteve mike i ka tregue botës se e ka arritë pjekuninë e nji demokracie europiane në 8 vjet të funksionimit si shtet demokratik.

Gjatë ditës së sotme, Presidenti Thaçi ka mbajtë takime bilaterale edhe me delegacione të tjera të shteteve të përfaqësueme në ceremoninë e inaugurimit të sotëm.