Me këto aktivitete shenohet Dita e Grues

Edhe në Kosovë ashtu si në të gjithë botën, 8 Marsi që njihet si “Dita e Grues” do të shenohet me shumë aktivitete.

8 Marsi sherben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhje, por edhe për të kujtu përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.

Kështu do ta shenojnë sot edhe nji grup i qytetarëve që në kuadër të kësaj dite do të realizojnë nji performancë kundër dhunës në baza gjinore me moto “Mjaft ma me arsyetime”. Performanca do të nis n’oren 8:00 para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i shoqnuem nga bashkëshortja e tij, do vendos lule pranë monumentit “Heroinat” në Prishtinë.

Kjo do të bahet n’oren 9:45, ndërsa n’orën 10:00, në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës do të shfaqet dokumentari “Mendoj për Ty”.
Mbas shfaqjes së dokumentarit kryetari i Parlamentit do të mbajë nji fjalë rasti.

Për nder të kësaj dite nji aktivitet do të mbahet edhe nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës në bashkëpunim me disa organizata tjera, ku do të organizojnë Klubin e Leximit dhe Diskutimit të Librave Feminist.

Ky aktivitet do të zhvillohet në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE’s, prej ores 10:30.

Ndërsa do të organizohet edhe nji marrsh protestues me moton “MARShojmë S`Festojmë”.

Marrshi do të nis në sheshin “Zahir Pajaziti” prej ores 12:00.

E n’anën tjetër asht Lëvizja Vetëvendosje e cila në kuadër të kësaj dite organizon tubim lidhun me moszbatimin e qëllimshëm nga ana e Qeverisë së Kosovës të ligjit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ngjarja e Vetëvendosjes do të organizohet në Hotelin Grand prej ores 14:00.

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës me disa organizata tjera organizojnë intervenim në hapësinën publike me moto “Gjinorëzimi i qytetit”, tue fillu prej ores 14:00 ndërsa n’orën 16:00, RGGK bashkë me programin Universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore, Artpolis, Nisma e të Rijve për të Drejtat e Njeriut, Qendra për Barazi dhe Liri – CEL, Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe Feminizmi Shqiptar organizojnë aktivitet si Teori, Art, Aktivizëm – Artivizëm, Shfaqje Filmi dhe Diskutim në Fakultetin Filozofik.