Me këto armë kanë dashtë me e vra Erdoganin

Ushtarët sulmuen edhe hotelin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ku ma vonë xhandarmëritë në afërsi të tij konfiskuen armë dhe pajisje ushtarake që mendohet se janë përdorë nga trupat e pro-grusht shtetit që sulmuen hotelin e presidentit.

Aty u përfshinë pushkë, pistoleta, granata, municione, helmeta, forca të blindueme dhe veshje që kanë vizione për sulme gjatë natës.

Ato u gjetën në afërsi të hotelit në Marmaris, ku presidenti ishte tue qëndrue gjatë natës së Premte.

Asht ende e paqartë nëse këto pajisje u braktisën apo po ruheshin për me i përdorë për sulm.

Ma shumë se 6,000 persona, ku gjysa prej tyne i përkasin personelit ushtarak, janë arrestue mbas përpjekjes për grusht shtet.