Me koktej mollotovi djeget edhe kerri i prokurorit special Ali Rexha

Nga persona me maska dhe me koktej mollotovi asht djeg mbramë edhe kerri i prokurorit të prokurorisë speciale Ali Rexha.
Ngjarja ka ndodh mbramë mbas orës 22:00 në Mitrovicë, përderisa kerri zyrtar qendronte i parkuem para ndërtesës ku banon prokurori Rexha në qendër të Mitrovicës.

Deshmitarët që kanë rastis në vendin e ngjarjes i kanë thanë për media se 3 persona me maska fillimisht kanë thye xhamin e kerrit dhe ma pastaj i kanë vanë flakën kerrit me koktej mollotovi.

Po simbas deshmitarëve kanë qenë fqinjët ata që kanë ndihmu në fikjen e zjarrit.

KosovaPress ka provuar të marrë edhe konfirmimi zyrtarë për këtë rast mirëpo kjo ka qenë e pamundun.