Me #ResignCameron, britanikët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit

Mbas pranimit të Kryeministrit britanez David Cameron, se ka pasë hise në fondet e babës të tij në Panama, tashma kanë fillue edhe thirrjet e para për dorëheqjen e tij.

Hashtagut #ResignCameron i asht bashkue edhe Eduard Snowden, ish-kontraktori i inteligjencës amerikane.

Tue iu përgjigj dikujt që tha se shpreson se Kryeministri ka me dhanë dorëheqjen, Snowden tha:

“Me respekt, shpresa s’asht nji strategji”.

Sot në mëngjes, në Twitter ka fillue edhe fushata që kërkon dorëheqjen e Kryeminsitrit David Cameron.