Me shejtnimin e Nanës Terezë e filluen nxanësit vitin e ri shkollor

Nxanësit e krejt shkollave në arsimin parauniversitar në Kosovë sot e kanë fillue mësimin në vitin e ri shkollor 2016/17.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami e ka vizitue shkollën fillore në Prishtinë “Meto Bajraktari”, ku u ka urue krejt nxanësve e mësimdhanësve fillimin e këtij viti shkollor.

Ai tha se ishte emocionale takimi me femijët të cilët për herë të parë ulen në bankat e shkollës.
Bajrami deklaroi se ora e parë e mësimit në krejt shkollat i asht kushtue shejtnimit të Nanës Terezë.

Mirëpo, ai ka shtue se nji gja e tillë nuk e vë në pikëpyetje karakterin laik të shkollave në Kosovë.