Media franceze: Aeroplani i EgyptAir kishte provue 3 herë me ba ulje emergjente

 

Media franceze: Aeroplani kishte ba tre kthime para rrximit n’Detin Mediterran

 

Aeroplani i EgyptAir qe u rrxue ne Detin Mediterran me 19 Maj, thuhet se asht detyrue me u kthye dhe me ba aterime emergjente ma s’paku tre here gjate 24 oreve para rrximit, ban te ditun kanali 3 televiziv francez, tue u bazue ne deklaraten e ish zyrtarit te sigurise se aviacionit, Jean-Paul Troadec.

‘Gjetjet e reja jane te randesishme per hulumtuesit. Nuk mundemi me dite saktesisht cka ndodhi ne bord, por nuk asht normale me u kthye disa here mbas incidenteve teknike pa gjete dicka’, thote Trodec.

Sistemet e alarmit Akars tregojne se kane sinjalizue anomaly ne bord pak mbas nisjes nga te tre aeroportet ku asht ndale aeroplani.

Deri tash jane gjete shume pak nga mbetjet e aeroplanit te rrxuem me 66 pasagjere. Te Merkuresn autoritetet franceze moren sinjale nga kutite e zeza, njanin prej te cileve e moren ekipet e kerkimit.