Media gjermane: Shqiptarët të vetmit ku Putini s’mundet me shtri ndikimin!

Mbasi gazeta austriake “Der Standard”, para do ditësh shkruejti se në Ballkan vetëm Shqipnia dhe Kosova janë orientue strikt pro-perendimit, i këtij mendimi asht edhe media kulturore gjermane “Schwaebische”, me dallim të vogël se në këtë mes fut edhe liderin malazez Dukanovic.

“Manovrat e përbashkëta ushtarake mes Bjellorusisë, Rusisë e Serbisë afër kufinit të Maqedonisë, manovrat e NATO’s në Malin e Zi, tentimi i Grushtit të shtetit, tentim atentati ndaj kryeministrit serb Aleksandar Vucic dhe teoritë tjera konspirative tregojnë ma së qarti se diçka po zihet në Ballkan – mollë sheri mes Perëndimit dhe Lindjes”, shkruen fillimisht media e njohun gjermane “Schwaebische”.

Në pak ditë janë sekuestrue arsenal i madh i armëve, njji pjese afër shtëpisë së Vucic në Beograd.

Kundërshtarët ma të mëdhaj të Vucicit janë oligarkët që janë të fuqishëm financiarisht dhe mbështesin disa parti serbe.

Politika pro Europiane e Vucicit asht gjithashtu në kundërshti me politikën e presidentit serb, Tomislav Nikolic dhe partnerin e koalicionit, socialistin Ivica Dacic, të cilët njihen si filorusë.

Rusia e presidentit Vladimir Putin shpreson që Serbia me kundërshtue jo vetëm integrimin në NATO, por edhe BE’n.

Në anën tjetër, Serbia mundohet me përfitue ekonomikisht nga Brukseli, ndërsa në të njajtën kohë për interesat e saj në Ballkan sheh Rusinë si “partner strategjik”.