Media shtetnore turke: “Terroristët” e FETO, dhuruen miliona dollarë për fushatën e Hillary Clinton

Simbas medias shtetnore turke, “Anadoly Agency”, pretendohet se, “struktura e organizatës terroriste FETO në SHBA ka dhanë donacion prej afërsisht 2 milionë dollarësh në fushatën zgjedhore të kandidates demokrate Hillary Clinton e cila humbi zgjedhjet presidenciale”.

“Mbas zgjedhjeve presidenciale të mbajtuna më 8 Nandor në SHBA, të cilat rezultuen me fitoren e kandidatit republikan Donald Trump, kanë nisë me u zbulue detajet e “marrëdhanieve të donacioneve” mes FETO’s dhe Clinton.

Ndaj FETO’s e cila dihet që edhe ma parë ka dhanë donacione për Clinton dhe që ka kallxue përpjekje për me krijue nji marrëdhanie të ngushtë, ka pasë nji kuriozitet se ne çfarë niveli ka dhanë donacione në fushatën zgjedhore të Clinton para zgjedhjeve presidenciale 2016.

Pamvarësisht se nuk dihet saktësisht se sa donacione janë dhanë për Clinton për shkak se FETO i ka krye ato nëpërmjet emnave të ndryshëm mësohet se nji burim i afërt me Partinë Demokratike ka theksue se kjo shifër asht afërsisht 2 milionë dollarë.

Ndërsa nga ana tjetër, tue pasë parasysh madhësinë e fushatës Clinton e cila ka mbledhë rreth 600 milionë dollarë, vihet në dokje se donacioni prej 2 milionë dollarë i FETO’s përkon me afërsisht 3 në nji mijë.

Donacionet, të cilat kanë randësi në kuptimin e krijimit të marrëdhanieve politike dhe të ruejtjes së tyne, ka ba që kjo me qenë nji prej mënyrave që FETO ka përdorë intensivisht. Por, për arsyen e kufizimit të sasisë që çdo person mundet me dhanë donacione në zgjedhjet presidenciale në SHBA, personat që kanë organizue këtë proces janë ba ma të randësishëm.

Gökhan Özkök, kryetari i Këshillit për Zhvillimin e Biznisit Turko-Amerikan (TABID) dhe nji prej themeluesve të Qendrës Kulturore Turke (Turkish Cultural Center – TCC) që asht nji prej organizatave ma të randësishme të FETO’s në SHBA ka dalë në pah se asht nji prej emnave ma të randësishëm në marrëdhanien mes familjes Clinton dhe FETO’s.

Emni i Özkök ka ardhë në rendin e ditës tue u përmendë edhe në e-mailet e publikueme të Clinton. Özkök në vitin 2009 tue shkëmbye shkresa me Huma Abedin këshilltaren e Clinton ai ka potencue disa kërkesa dhe gjithashtu i ka përcjellë urimet për shnoshjje të shpejtë Clinton’it, e cila pati thye krahun tue i përcjellë edhe “lutjet e Gülen’it”.

Në të njajtën mënyrë edhe kryetari i Qendrës Kulturore të New York’ut, Recep Özkan thuhet se asht nji prej emnave të randësishëm në marrëdhanien FETO-Clinton ku ma parë ishte zbulue se Özkan në vitin 2015 ka dhanë 1 milion dollarë donacione për Clinton.

Kjo nënkupton se kjo ligjërisht asht shifra ma e naltë që mundetme u dhanë nji donacion. Në të njajtën kohë Özkan ka krye edhe detyrën e shefit financiar të nji fondacioni të formuem për me mbështetë Clinton’in.