Mediat amerikane: Po rriten mundësitë që Trump me u ba President i SHBA

Mundësitë që republikani Donald Trump me u zgjedhë President i Shteteve të Bashkueme të Amerikës po rriten me shpejtësi.

‘Independent’ raporton se anketues të ndryshëm po parashikojnë nji fitore të mundshme të Donald Trump ndaj Hillary Clinton.

Kjo, mbasi republikani ka fitue disa nga shtetet ma të randësishme dhe ma të popullueme në SHBA.

Në orët e fundit, mundësitë që Trump me fitue janë rritë me 25%.

Po ashtu, edhe New York Times shkruen se shanset që Trump me mundë Clinton janë rreth 54%, pra republikani mundet me qenë Presidenti i ardhshëm amerikan.