Mediat britanike: Qe çka i ofroi Biden Kosovës!

Zavendëspresidenti amerikan, Joe Biden, e ka mbështet Kosovën në rrugën e saj për me u integrue në Bashkimin Europian, tue premtue 2 miliardë dollarë si ndihmë për të, por vetë nëse tregohet konstruktive.

Express.co.uk ka shkrue se Biden ka thanë se politikanët në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, duhet me ba ma shumë për me ndihmue në sigurimin e përmirësimit të statusit të komunitetit serb në Kosovë, nëse dëshirojnë me hy në BE.

Dhe se Biden asht tue tentue me ju ndihmue këto dy vende që të bajnë përparim në paktin verbal të njohun si Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, e cila do t’ju hapte rrugën atyne për t’ju bashkue BE’s.

“Duem që të kemi nji Kosovë të fortë e cila do të jetë anëtare me të drejta të plota në BE,” ka thanë Biden, citon Express.co.uk.

Simbas tyne Biden vazhdoi tue thanë se ShBA dhe BE përmes punës me OKB’n ka gjetë 2 miliardë dollarë si ndihmë për Kosovën.