Mediat e hueja për Presidentin. Qe sa janë akreditu

mediatthaci

Inaugurimi i presidentit të Republikës së Kosovës ka tërheq vëmendje të madhe të mediave botnore.

Mbi 200 gazetarë nga vendi dhe bota janë në proces të akreditimit për të përcjellë nga afër ceremoninë e inaugurimit të Thaçit president.

Agjencitë kryesore të lajmeve në botë, televizione publike të disa prej shteteve të BE’s, media amerikane, gjermane, austriake, zvicerane, franceze, izraelite, kroate, bullgare, portugeze, serbe dhe media të tjera të rajonit, simbas zyrtarëve për media të Këshillit Organizativ të ceremonisë së inaugurimit, tashma i kanë dërgu edhe emnat e gazetarëve për t’u akreditu.

“Kemi rreth 200 gazetarë, fotoreporterë dhe kameramanë në proces të akreditimit deri më tash. Agjencitë kryesore të lajmeve, si Reuters, Associated Press, AP, AFP, pastaj televizione publike si ARD, SRF dhe shumë media të tjera botnore do ta mbulojnë nesër ceremoninë e inaugurimit.

Madje, kemi kërkesa prej televizioneve publike të disa shteteve që ta transmetojnë edhe drejtpërdrejtë ceremoninë dhe e randësishme asht që shteti i Kosovës sot dhe nesër do të jetë lajm ndërkombëtar.

Nga Kosova këto ditë shpresojmë që do të dalin vetëm lajme dhe pamje të mira”, ka thanë Adil Behramaj, zyrtar për media në kuadër të këtij Këshilli Organizativ.

Ardhjen në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Republikës së Kosovës e kanë konfirmu mbi 50 delegacione të shteteve të ndryshme të botës.