Mediat e hueja: President i Kosovës, ish-udhëheqësi i kryengritësve Hashim Thaçi

Të menjihershme kanë qenë reagimet e mediave nderkombëtare për zgjedhjen e Hashim Thaçit President i Kosovës.

Agjencitë ma të mëdha të lajmeve në botë, Reuters, AP, DPA, AFP dhe APA njoftojnë se Ish-udhëheqësi i kryengritësve nga Kosova Hashim Thaçi (47), asht zgjedh të Premten president i ri i Kosovës.

“Ministri i Jashtëm dhe Zavendëskryeministri ka marrë mbështetjen e 71 prej 120 deputetëve në zgjedhjen e bame nga parlamenti në Prishtinë.

Kundërshtari i tij Rafet Rama nuk e mori asnji votë kurse 10 fletëvotime ishin të pavlefshme”, njoftojnë agjencitë e lajmeve botnore.

Mediat njoftojnë se Hashim Thaçi nuk mundi ta marrë këtë post përmes raundit të parë, e as përmes atij të dytë.

Përderisa në raundin e parë, ai mori vetëm 50 vota, në të dytin arriti t’i sigurojë 64 kurse në të tretin 71 Vota.