Mediat malazeze: Dikic asht marrë në pyetje 7 orë, tutet nga shqiptarët

Ish komandanti i xhandarmerisë serbe, gjenerali i pensionuem, Bratislav Dikic, asht marrë në pyetje gati shtatë orë në Prokurorinë e Mali të Zi.

Simbas gazetës malazeze “Pobjeda”, Dikic asht intervistue për rrethanat në të cilat ai u gjend në Mal të Zi, nji ditë para zgjedhjeve parlamentare në këtë shtet.

Gjatë marrjes dje në pyetje, simbas gazetës malazeze, Dikic asht përballë me faktet të cilat Prokuroria i ka për te, transmeton lajmi.net.

Për shkak të rastit shumë të ndjeshëm, nuk asht ba e ditun se çka ka thanë Dikic.

Dikic me grupin e serbëve tjerë asht arrestue për shkak të dyshimeve për sulm terrorist dhe puç në Mal të Zi.

“Pobjeda” thekson se mediat e Podgoricës kanë raportue se Dikic në burg asht ankue se ndjehet i kërcënuem, respektivisht “tutet nga të burgosunit shqiptarë”.