Mediat ndërkombëtare shkruejnë për Gjykatën Speciale

Mediat ndërkombëtare i kanë dhanë hapsinë të konsiderueshme deklarimit të sotshëm të David Schwendiman, Prokurorit Special që ka me hetue mbi krimet e pretendueme të kryeme nga ish UCK’ja në Kosovë.
Tue raportue nga Haga ku edhe asht selia e kësaj gjykate, gazeta amerikane The New York Times, i referohet agjencisë së lajmeve The Associated Press.

Gazeta shkruen se kryeprokurori i ri ka me u përpjekë me sjellë drejtësinë dhe të sjellë para drejtësisë ata që shkaktuen mizoritë gjatë betejave në Kosovë. Për këtë arsye, prokurori asht zotue se ka me krye hetime “pa frigë dhe pa favorizime”.

1

Këto deklarime, shkruen gazeta amerikane, prokurori i ka ba gjatë konferencës së parë për media që nga emnimi i tij në këtë detyrë me 1 Shtator të këtij viti.

Gazeta rikujton se ai ka me i hetue pretendimet e hedhuna në raportin e Dick Martyt, senatorit zvicran, i cili në vitin 2010, në Këshillin e Europës pati hedhë dyshime se ish UCK’ja, përfshi edhe presidentin aktual, Hashim Thaçi, janë të përziem në krime kundër serbëve lokalë, të cilëve u janë marrë organet dhe u janë shitë në tregun e zi gjatë viteve 1998-99. Thaçi, shkruen gazeta, i ka mohue këto pretendime.

2

Gazeta citon edhe Fidelma Donlon, zyrtaren tjetër të kësaj Dhome të Specializuem të Gjykatës Supreme që ka me veprue në Hagë të Holandës, të ketë thanë se “qëllimi i aktivitetit gjyqësor” asht të fillohet nga gjysa e parë e vitit të ardhshëm.

Donlon gjithashtu ka deklarue se gjykata, “ka me i zbatue standardet ma të nalta të mbrojtjes së dëshmitarëve”, që kanë me qenë të përfshimë në proceset gjyqësore të saj.

“Kjo asht diçka që na e marrim shumë seriozisht”, tha ajo.