Mediat në Serbi: Rama në Prishtinë thotë se Kosova e Shqipnia janë nji vend

Mediat e Serbisë i kanë kushtue randësi mbledhjes së përbashkët të Qeverive të Kosovës dhe Shqipnisë të mbajtun sot në Prishtinë, dhe fjalëve të kryeministrit të Shqipnisë, Edi Rma, kur ai ka thanë se Shqipnia dhe Kosova janë nji vend.

Ato kanë veçue fjalinë e përdorun nga Rama se, “Shqipnia dhe Kosova janë nji vend, nji komb dhe nji andërr e përbashkët”.

Gjithashtu, nuk kanë lënë pa përmendë edhe fjalët e Ramës për shqiptarët në Luginën e Preshevës, i cili në këtë mbledhje kërkoi që ato me u respektue, “të paktën në mënyrë të barabartë, aq sa respektohen të drejtat e pakicave në Kosovë e Shqipni”.