Mediat në Shqipni: Bjen miti i turizmit patriotik, po na braktisin kosovarët

Për vjet me radhë Shqipnia asht bazue në turizmin patrotik. Atë të qytetarëve nga Kosova, të cilët qysh mbas ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës në 2009 vërshuen drejt Shqipnisë për turizimin veror, por edhe atë të fundjavës.

Por, këtë vit ata duket se po refuzojnë në heshtje abuzimet e përvitshme me çmimet, problemet me infrastrukturën, deri te diskriminimi me moslejimin e kalimit të autobusëve në rrugën e pllazhes në Durrës gjatë kësaj vere.

Të dhanat e INSTAT për 7 mujorin tregojnë se për herë të parë hymjet e qytetarëve nga Kosova kanë pësue nji ranie të ndjeshme.

Për 7 mujorin (Kallnor-Korrik) erdhën 182 mijë qytetarë nga Kosova, ma pak se të njajtën periudhë të nji viti ma parë, me nji rënie prej 17%. Edhe në Korrik, tkurrja ishte e naltë me 33%, apo rreth 147 mijë qytetarë ma pak, derisa hyjnë në total 297 mijë qytetarë nga Kosova (nga 444 mijë Korrikun e nji viti ma parë). Rezulton se Korriku ka qenë goditja fatale e turistëve nga Kosova që kanë braktisë masivisht Shqipninë, edhe pse mueji i Ramazanit, që përgjithësisht step turistët e vendit që flet të njajtën gjuhë, mbaroi në 26 Qershor.

Rania në Korrik ishte aq e naltë, saqë nuk u arrit të kompensohej nga dheta turistë të shteteve të tjera (në Korrik numri i të huejve që hynë në Shqipni ra lehtë në raport me të njajtin muej të nji viti ma parë, raportoi INSTAT).

Pavarësisht ranies, qyetarët nga Kosova mbeten thelbësorë për turizmin e Shqipnisë, derisa zinin 33% të totalit të hynjeve për 7 mujorin 2017, nga 42% në të njajtën periudhë të nji viti ma parë.