Mediat: Qe kur e merr mandatin Zaev nga Ivanov

zaev

Lideri i LSDM Zoran Zaev, ka mundësi që të Ejten me marrë mandatin për me formue Qeverinë e re nga presidenti Gjorge Ivanov, nji ditë para skadimit të afatit ligjor, spekulohet nga kabineti i Presidentit, shkruen TetovaSot.

“Gjaja ma e randësishme asht se ka vullnet për me zgjidhë situatën dhe besojmë se me 18 kemi me përfundue gjithçka”, thonë burime të informueme mirë nga zyra e kryetarit të shtetit maqedon.