Mediat ruse e kanë nji vlerësim interesant për Vucic’in!

Vizita e presidenti të Serbisë, Aleksandar Vucic në Washington ka randësi të madhe, sepse në këtë vizitë ai pritet me dhanë nji përgjigje të qartë për prioritetet e politikës së jashtme të Beogradit, shkruen e përditshmja ruse “Kommersant”.

Gazeta nga Moska citon analistët  të cilët vlerësojnë se Beogradi ka me pasë të vështirë me mbajt qëndrime të balancueme në mes Perëndimit dhe Rusisë.

Simbas këtij mediumi, “kjo vizitë ka me qenë nji lloj momenti i së vërtetës”, percjell lajmi.net.

“Në kushtet e “konfliktit” midis Rusisë dhe Perëndimit, Shtetet e Bashkueme e konsiderojnë Serbinë si nji vend kyç në Ballkan, prandaj presin nji përgjigje të qartë në pyetjen n’anën e kujt asht ky shtet” shkruen gazeta.