Mediat ruse: Qe ‘surpriza’, nji femën seksi kundër Putin’it në Presidencë (foto)

Pesë nga shtatë kandidatet thuhet se janë gjetë të përshtatshme për këtë punë, tue përfshi tri anëtare të partisë së katërt ma të madhe të Dumës së Shtetit, “Nji Rusi e drejtë”, simbas disa burimeve pranë Kremlinit. Nji burim tjetër pranë administratës presidenciale përmendi gazetaren dhe socialisten, Ksenia Sobchak, si ideale për me kandidue kundër Putinit në pranverën e vitit 2018.

Burimi i gazetës spjegon se, Sobchak, paraqet nji grue ruse të mençun, të re, interesante, moderne, por shtrohet pyetja nëse ajo në fund ka me vendosë me kandidue.

Sobchak nuk ka paraqitë entuziazëm. “Nuk e di kush flet për atë që ndodh në korridoret ma të nalta të pushtetit, por unë kam ndjekë peizazhin politik për nji kohë të gjatë”, shkruente ajo në “Instagram” të Premten.

Nji kandidate për presidente kishte me i “vjedhë votat e të gjithëve”, asht shprehë analisti, Mikhail Vinogradov. Ai shtoi se, nji grue feministe mundetet me zbutë në nji aspekt lodhjen dhe irritimin e votuesve ndaj të njajtave ftyra që marrin pjesë në zgjedhje.

Shperndaje në: